
Aktorja Eva Alikaj ishte e ftuar ditën e djeshme në “Rudina”, në Tv Klan, për të prezantuar projektin e saj të ri. Para se të rrëfente më shumë për këtë sfidë të saj të re, sapo hyri në studion e “Rudina”, Eva u duk shumë e freskët dhe për këtë, autorja e programit i kërkoi të zbulonte cili është sekreti i bukurisë:
“Gjenet, por kam bërë edhe ndërhyrje estetike…”, – tha ajo.
“Ja, meqenëse do ta dish, kam bërë diçka. Vetëm pak rrudhat janë tërhequr dhe pak këtu te qafa. Kjo është bërë. Unë nuk dua të ndryshohem, sepse dua të jem vetvetja, por moshën e kam për t’i bërë këto gjëra, edhe si artiste dhe kaq…”- shtoi më pas aktorja.
Gjatë intervistës ajo tha se komedinë që të gjithë shqiptarët e dinë përmendësh, nuk e ka parë asnjëherë të plotë. "Ne aktorët nuk e shohim veten, mua nuk më pëlqen ta shoh. Nuk e kam parë nga fillimi në fund, vetëm me pjesë tha ajo"
Kujtojmë se Eva mori pjesë në ‘Big Brother VIP Albania’, por kjo eksperiencë ishte shumë e shkurtër për të.
