SHOWBIZ / E Diel 30 Korrik 2023, 01:01

Ende nuk e ka zbuluar portretin e djalit në rrjetet sociale, Jonida Vokshi tregon arsyen

Jonida Vokshi po shijon mëmësinë dhe faktin e të qënit nënë e një djali. Ajo është shkëputur nga projektet pasi po merret me rritjen e Ian, i cili është vetëm pak muajsh.

Deri më tani aktorja nuk ia ka zbuluar fytyrën të voglit në rrjetet e saj socfiale. E pikërisht rreth kësaj gjëje është pyetur nga ndjekësit e saj gjatë një "Ask & Question".

”Mamat qenkan shumë xheloze për çunat, e dua vetëm për vete”- shkruan Jonida në “Instastory”.

Rikujtojmë, se çifti janë prindër edhe të një vajze të quajtur, Emi. Dyshja janë njohur nga pjesëmarrja e tyre në “O sa mirë” dhe u martuan më pas në vitin 2019.