
Aktorja e njohur Ema Andrea ka reaguar përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, duke falënderuar të gjithë ata që kanë shprehur ngushëllime dhe solidaritet pas ndarjes nga jeta të Enea-s, vëllait të saj binjak.
Ajo thekson se çdo mesazh dhe përqafim ka pasur peshën e një zemre të madhe, ashtu siç ishte edhe vetë Enea.
Në mesazhin e saj, Andrea shpreh mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të publikut, duke nënvizuar se solidariteti i treguar ka qenë një burim force për familjen në këtë moment të vështirë.
“Ju falenderojmë të gjithëve që nderuat e vazhdoni ta bëni Enean tonë! Çdo mesazh, çdo përqafim na erdhi i madh si zemra e tij! Enea në mirësinë e buzëqeshjen e tij ju jep bekime që na gjendet pranë.
Lutem mos e harroni Enean! Jetën sja zgjatëm dot, por kujtimin mundemi!
Do na përkëdhelë zemrat nga lart si veç Ai di ta bëjë!”, ka shkruar aktorja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
