SHOWBIZ / E Mërkurë 13 Nëntor 2024, 19:07

E papritur/ Ajka ‘akuzon’ Xhensilën për dicka shumë të madhe, ja si i përgjigjet këngëtarja të voglës së saj (Video)

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj për ditëlindjen e parë të djalit të saj Amen ka bërë një këngë shumë të veçantë, duke treguar vështirësitë dhe momentet me bukura që ia dhuroi i biri.

Por mesa duket këtë nuk e mirëpriti edhe aq shumë vajza e saj Ajka, pasi ka hedh akuza të forta ndaj nënës së saj, shkruan “Kosovarja”.

“Ti nuk ma bërë këngën e parë mua, ti do më shumë Amenin se mua, ti me ke lind mua të parën dhe normal mamat duhen t’i puthin vajzat të parat” ishin fjalët e vogëlushes.

Andaj Xhensila ka reaguar duke bërë të ditur se është në përgatitje të këngës edhe për Ajkën.