SHOWBIZ / E Diel 14 Shkurt 2021, 14:02

E ëma feston sot ditëlindjen, Arbana Osmani i bën urimin special me foton që ajo nuk do të donte kurrë të bëhej publike

Sot në familjen e Arbana Osmanit ka festë. Nëna e saj feston ditëlindjen dhe kurrsesi nuk mund të mungonte një urim në rrjetet sociale për të shtrenjtën e saj.

Arbana ka publikuar në Instastory një foto epike të saj, teksa shihet në gjumë dhe me një maskë në fytyrë. Arbana ka treguar se e ëma gjithmonë ankohet për fotot që i bën ajo.


"Gëzuar ditëlindjen për mamin tim, e cila ankohet gjithmonë që unë nuk i bëj foto të mira", ka shkruar moderatorja krahas fotos.