SHOWBIZ / E Premte 30 Shtator 2022, 00:12

Dua Lipa në qiellin e shtatë, artistja shqiptare thyen rekordin e madh dhe lë pas yjet botërore

Prej vitesh ajo e ka afirmuar veten si një divë e pop-it në muzikën botërore dhe vijon të korr sukses pas suksesi.

3 herë fituesja e çmimit “Grammy” ka hyrë në historinë e platformës  Spotify” pasi albumi i saj “Dua Lipa complete edition” ka kaluar mbi 10 miliardë “streams”. Kështu ajo bëhet artistja e parë femër albumi i të cilës arrin këtë shifër rekord dhe është albumi i 3 më i dëgjuar në “Spotify”.

Lajmin e ka dhënë vet artistja duke ndarë një postim në Instagram ku shkruhet: “”Dua Lipa complete edition” ka kaluar mbi 10 miliardë “streams” në Spotify.

Ajo është artistja e parë femër në histori, albumi i të cilës arrin këtë shifër rekord dhe është albumi i 3 më i dëgjuar në “Spotify”.”