
Me siguri prisnit ndonjë super party për ditëlindjen e Dua Lipës, por jo. Kësaj here,
ndryshe nga viti i kaluar, këngëtarja ka zgjedhur të festojë sa më thjesht 27-vjetorin.
Miqtë e saj publikuan disa foto nga festa ku shihet se e kanë surprizuar me një tortë
dhe një ambient me tollumbaca që shkruanin “Party time”.
Dua më pas postoi disa foto duke na treguar look-un e saj për ditëlindje, e veshur me një fustan të zi me lejla dhe çizme. Flokët i mbajti lëshuar ndërsa makeup dukej se kishte bërë pak fare. Në kokë mbante një kurorë të lezetshme.
