SHOWBIZ / E Mërkurë 6 Dhjetor 2023, 14:02

Djalë apo vajzë? Moderatorja e njohur në pritje të ëmbël, zbulon gjininë e bebes në emision (Video)

Moderatorja e njohur Katerina Trungu është në pritje të një bebeje.

Këtë e bëri të ditur vetë moderatorja teksa ka vendosur që gjininë e bebit ta zbulonte në programin ku ajo drejton me koleget dhe të ftuarat e saj.

Në kutinë e bardhë në qëndër të studios dolën tullumbace ngjyrë të kaltër duke simbolizuar ardhjen në jetë të një djali.

“Është djalë” dëgjohet të thotë moderatorja teksa ka marrë përqafimet e të ftuarave dhe të kolegeve të emisionit.