
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka ndarë një lajm të bukur me publikun, duke konfirmuar se është në pritje të ëmbël për herë të dytë.
Artistja e dha vetë lajmin gjatë koncertit madhështor “Supernova”, që u mbajt mbrëmjen e sotme, më 15 maj, në Sheshin Skënderbej në Tiranë. Mes emocioneve dhe duartrokitjeve të fansave, Dafina surprizoi të gjithë me deklaratën e saj spontane nga skena.“Daskani do bëhet vëlla i madh. Ju thashë që me Kreshnikun do bëjmë një skuadër futbolli”, u shpreh ajo me humor dhe shumë emocion.
Kujtojmë se në korrik të vitit 2025, Dafina dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të djalit të tyre, Daskan. Tani, familja e tyre duket se do të zgjerohet sërish shumë shpejt.
Lajmi është pritur me shumë entuziazëm nga fansat e këngëtares, të cilët kanë shpërthyer menjëherë me urime dhe komente pozitive, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
