SHOWBIZ / E Premte 15 Maj 2026, 19:07

Butrint Imeri merr vendimin e papritur, lëvizja e tij më e fundit i befason të gjithë (Foto)

Artisti Butrint Imeri ka befasuar me lëvizjen e tij më të fundit pasi ka fshirë çdo postim e foto në llogarinë e tij të Instagramit.

Artisti, profili i të cilit numëron 1.1 milionë ndjekës në Instagram, ka vendosur të fshijë çdo postim duke mos lënë pas asnjë gjurmë nga projektet apo momentet nga jeta e tij që ai i ka pasur në Instagramin e tij.

Përveç fotove dhe videove të publikuara, Butrint ka zgjehdur të fshijë edhe foton kryesore të profilit, duke e “boshatisur” tërësisht faqen e tij të Instagramit.

Ky veprim vjen pas një periudhe disamujore ku këngëtari ka qenë thuajse pasiv në rrjetet sociale, duke mos publikuar asnjë material apo postim të ri për fansat e tij.

Deri më tani nuk kapasur akoma një reagim nga ana e tij, ndërsa nuk dihet akoma pse këngëtari ka zgjedhur të “zhduket” nga rrjetet sociale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE