
Gjatë një bisede të qetë në oborrin e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, Brikena ka ndarë me Mateon një nga parimet e saj kryesore në raportet me meshkujt.
Banorja ka shpjeguar se për të është kategorikisht e papranueshme që një mashkull të përdorë fjalor fyes apo të shajë ndërkohë që ndodhet në praninë e saj.
Ajo u shpreh qartë se nuk ndërhyn në atë çfarë bën ai kur është me shoqërinë e tij, por kërkon respekt maksimal kur janë bashkë.
“Në prezencë temen, kur të fol me mu, nuk kam qejf një mashkull me sha. Çdo person që unë e kam njoft… e din shumë mirë që në prezencë të temen nuk shan”, theksoi Brikena.
Nga ana tjetër, Mateo e mirëpriti këtë qëndrim, duke pohuar se edhe për të është një kod personal që të mos përdorë fjalor të papërshtatshëm para një femre, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
