
Berat, 25 Maj 2024 /noa.al- Një grua në moshë të thyer përjetoi çaste dramatike kur një djalë i ri i mori me forcë nga qafa, varësen e floririt dhe u zhduk me vrap në drejtim të paditur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, morën kallëzimin nga shtetasja S. A. dhe u vunë në lëvizje për ta kapur hajdutin e dhunshëm duke arritur ta identifikojnë.
"Pas denoncimit se një shtetas i kishte marrë me forcë nga qafa, varësen e floririt, forcat policore organizuan punën dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore identifikuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. V., 27 vjeç, banues në Berat", tha policia lokale e cila shtoi:
"Ky shtetas dyshohet se i ka marrë me forcë varësen e floririt, nga qafa, shtetases S. A., afër banesës së saj, në lagjen "Çlirim", dhe më pas është larguar me vrap".
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat. /noa.al
