SHOWBIZ / E Premte 1 Shtator 2023, 01:01

As larg nuses, as larg nënës, Luizi ka gjetur zgjidhjen e duhur për të qëndruar me të dyja në të njëjtën kohë

Luizi dhe Kiara po shijojnë romancën e tyre pas përfundimit të “Big Brother VIP”, por përveç kohës që kalojnë bashkë, nuk ndahen as nga familjet e tyre. Këtë e ka vërtetuar Luizi sot i cili ka postuar një foto, ku shfaqet duke folur në një video-call me Kiarën dhe nënën e tij njëkohësisht.

Kujtojmë se Luizi pushimet në jug pak javë më parë i kaloi edhe me Kiarën, edhe me të ëmën. Kjo tregon edhe njëherë se marrëdhëniet e Kiarës me vjehrrën e saj janë shumë të mira.