SHOWBIZ / E Diel 2 Tetor 2022, 18:06

Armina i përgjigjet pyetjes që i mundon të gjithë: A ishin fëmijët e Shkëlzenit në dasmë?

Gjatë një bisede me ndjekësit e saj, Armina iu është është përgjigjur pyetjeve duke shuar kështu kuriozitetet e tyre. Një ndër pyetjet ishte nëse fëmijët e Shkëlzen Berishës ndodheshin në dasmë.

“Sigurisht që po! Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, i kam njohur në moshë shumë të vogël. Tani ata janë rritur dhe gëzuan me ne”, u përgjigj Armina.

Kujtojmë se Shkëlzeni nga martesa e tij e parë është babai i dy fëmijëve, Medinës dhe Lajdonit, me të cilët Armina ka treguar përherë se ka marrëdhënie shumë të mirë.