SHOWBIZ / E Shtunë 4 Prill 2026, 16:04

Arbër Hajdari e thotë troç: Ky ish-banor duhet të ishte në finalen e BBVA

Opinionisti i njohur i “Big Brother VIP Albania”, Arbër Hajdari, ka qenë së fundmi i ftuar në panelin e emisionit “Goca & Gra”, ku ka ndarë mendimet e tij rreth dinamikave të formatit, situatave të ndryshme dhe rrugëtimit të banorëve.

I dalluar gjithmonë për natyrën e tij të drejtpërdrejtë dhe analizat e ftohta, Arbëri nuk ka ngurruar t’i përgjigjet edhe pyetjeve më ngacmuese të moderatoreve në studio.

Gjatë bisedës, ka qenë Rozana Radi ajo që i ka drejtuar një pyetje mjaft specifike dhe me interes për publikun, lidhur me banorët që kanë lënë garën përgjatë rrugëtimit: “A ka një banor që ka dalë jashtë shtëpisë dhe për ty duhet të ishte në finale?”.

Pa u menduar dy herë dhe duke i qëndruar besnik mendimit të tij, opinionisti e ka thënë troç emrin e personazhit që sipas tij meritonte të ishte pjesë e podit final. “Po, Kristi [Lamaj],” u përgjigj prerë Arbër Hajdari.

Me këtë deklaratë, ai ka treguar hapur vlerësimin e tij maksimal për lojën, argumentet dhe profilin që Kristi ka shfaqur gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE