SHOWBIZ / E Diel 5 Prill 2026, 14:02

“Arbana Osmani nuk e meriton suksesin që ka”/ Ish banorja e BBVIP nxit debat me deklaratën virale

Dea Vieri, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, ka trazuar ujërat me një deklaratë të fundit gjatë një interviste për emisionin “Andale”.

E ftuar për të ndarë mendimet e saj, Dea nuk i ka shpëtuar një pyetjeje mjaft provokuese, e cila i kërkonte të thoshte emrin e atij VIP-i shqiptar që “nuk e meriton pozicionin që ka”.

Pasi hezitoi për disa sekonda, Dea ka suprizuar të gjithë duke përmendur emrin e një prej moderatoreve më të njohura në vend, Arbana Osmanin.

“Arbana Osmani,” u përgjigj Dea, duke e arsyetuar më tej zgjedhjen e saj. “Domethënë nuk mendoj se e meriton gjithë këtë ‘hype-in’ apo vëmendjen që merr në pozicionin ku ajo është.”

Më tej, Dea u shpreh rreth rrugëtimit aktual të Arbanës me formatin e ri, “Ferma VIP”, duke u shprehur disi skeptike për këtë zgjedhje.

Kjo deklaratë e drejtpërdrejtë e Dea Vierit ka ngjallur menjëherë debate dhe reagime të shumta në rrjetet sociale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE