
Tea Trifoni ishte sot e ftuar në “Fan Club” ku dha intervistën e tij të parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP”. Mes te tjerash ajo u pyet nëse beson te dashuria e Kiarës me Luizin.
Tea tha se në fillim nuk e besonte, por pas dasmës së organizuar në shtëpi mendimi i saj ndryshoi. Ajo shtoi se dyshja janë shumë të këndshëm bashkë.
“Në fillim nuk e besoja, por kur kam parë sytë e Kiarës dhe reagimet e Luizit gjatë asaj dasme domethënë jam emocionuar, kështu që po, vërtetë besoj. Janë shumë të këndshëm të dy”, u shpreh Tea.
