SHKUNDET TURQIA/ Dridhjet e tërmetit ndihen deri në ishujt e Greqisë. Ja magnituda dhe epiqendra
Nga Class•
24 November 2026

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë është regjistruar në brigjet perëndimore të Turqisë
pasditën e kësaj të martë rreth orës 17:39.
Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare,
epiqendra ishte në lindje të Bodrumit dhe afërsisht 80 kilometra në veri-veriperëndim të Rodosit.
Raportohet se thellësia fokale ishte 10 kilometra.
Dridhja u ndje edhe në ishujt në Egjeun lindor si Kos dhe Rodos. Deri më tani nuk janë lajmëruar dëme materiale apo lëndime, ndërkohë që autoritetet vijojnë hetimet.



