Sherr mbrëmjen e sotme, një person përfundon i plagosur
Nga Class•
3 October 2026

Një konflikt i dhunshëm mes dy personave është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës,
duke lënë një të plagosur.
Në vendngjarje, shërbimet e policisë kanë gjetur një 54-vjeçar me dëmtime në pjesën e kokës,
i cili paraprakisht dyshohet se ndodhej edhe në gjendje të dehur.
Forcat e rendit kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.



