SHËNDET / E Martë 27 Prill 2021, 17:05

Një sultjash ndryshe nga të tjerët që gjyshet pregatisnin për fëmijët : Ja 2 përbërësit që ato i shtonin dhe i jepnin shije mjaft të

Sultjashi në traditën tonë është një nga pjatat që gjyshet dhe nënat përgatisnin për fëmijët e tyre.

Por nga ana tjetër sultjashi ishte edhe një ëmbëlsirë e shpejtë dhe e plotë.

Me përgatitje të thjeshtë dhe me pak përbërës, sultjashi ishte zgjidhje kur nepsi kërkonte diçka të ëmbël.

Duke e pasuruar atë me mollë të freskëta dhe arra e kanellë, sultjashi do të kthehet në një delikatesë unike.

Ndiqni këshillat e shpjeguara mëposhtë dhe përgatiteni që sot këtë recetë.

PËRBËRËSIT :

1 filxhan kafeje me oriz

2 lugë gjelle sheqer

1 lugë gjelle niseshte


1 mollë

50 gr arra

 

500 ml qumësht

PËRGATITJA

Në një tenxhere vendosni të ziejë me pak ujë orizin.

Sapo të shihni që kokrrat e orizit të jenë zbutur pak shtoni qumështin dhe përziejeni herë pas here që përbërja të mos ngjitet.

Pasi qumështi të ketë zierë shtoni niseshtenë dhe sheqerin dhe përsëri përziejeni derisa masa të trashët.


Kur masa kremoze të jetë mpi ksur, qëroni dhe prisni mollën dhe hidheni tek sultjashi bashkë me arrat.

Përziejeni lehtë sultjashin dhe ndajeni në tasa të vegjël.

Nëse dëshironi mund ta spërkatni me kanellë për t’i dhënë një shije akoma edhe më të mirë.

Lëreni që të ftohet pak dhe mund ta shërbeni për të dashurit tuaj.

Sultjashin mund edhe ta fusni në frigorifer për një apo dy orë dhe ta konsumoni të freskët, ose mund ta konsumoni të ngrohtë,do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE