Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, herë pas here përlotet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Edhe ditën e sotme, duket se Beatrix e ka nisur me shumë mall për qenushin e saj, e kjo e ka bërë që të qajë.
Me kalimin e ditëve aty brenda, mungesa e familjarëve, miqve, njerëzve të dashur apo edhe
e kafshëve sa vjen dhe po bëhet më e vështirë për banorët e “Big Brother Vip”.
E duket se deri në fund të lojës, kjo mbase do të rezultojë të jetë sfida më e madhe psikologjike për të gjithë konkurrentët.