
Shëndeti I Zemrës
Shalqini është i pasur me amino acide të cilat ulin tensionin e gj akut. Shëndeti i zemrës përmirësohet edhe nga antioksidantët të cilët ulin rre zikun e at akut në zemër.
Mbrojtje Për Gjymtyrët
Shalqini përmban pigmente natyralë që luftojnë infla macionin në gjymtyrë. Disa studime, thonë se falë konsumit të shalqinit, njerëzit janë më pak të prekur nga reumat izma ose artriti.
Antioksidantët
Ngjyra e kuqe e shalqinit i atribuohet likopenit, një antioksidant që ul rr ezikun e radikaleve të lira apo diabetit. Shalqini përmban më shumë likopen se domatet dhe çdo perime tjetër.
Mbrojtja e Lëkurës
Ngrënia e shalqinit shërben si mburojë për lëkurën. Antioksidanti likopen ndihmon organizmin edhe ndaj dj egieve nga dielli.
Shëndeti I Syve
Një racion me shalqin plotëson 30% të nevojës ditore për vitaminë A, e cila është thelbësore për shëndetin e syve.
Hidratim
Sipas të dhënave, 92 përqind e përmbajtjes së shalqinit është ujë, ndaj ky frut është ideal për hidratimin e organizmit. Mungesa e lëngjeve dhe ujit në organizëm e dr obit atë.
Zbutja E Lëkurës
Shalqini përmban vitaminat A, B6 dhe C të cilat ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës të butë e të lëmuar. Shalqinin mund ta shfrytëzoni edhe si një maskë lëkure duke përzier lëngun e tij me kos. Mbajeni 10 minuta dhe më pas shpëlajeni.
Më Shumë Energji
Uji, antioksidantët dhe amino acidet tek shalqini e bëjnë atë ideal për njerëzit që kryejnë aktivitete fizike inte nsive. Shalqini përmban edhe shumë kalium, një mineral që ushqen muskujt dhe garanton më shumë energji.
