Revolta studentore/ Eurodeputetja gjermane: Shkaktari është Edi Rama! BE të dënojë dhunën

Eurodeputetja gjermane, Anna Strolenberg, ka reaguar për protestat studentore në Shqipëri,
duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për situatën e krijuar dhe duke kërkuar
që Bashkimi Evropian dhe vendet e ndryshme të dënojnë dhunën e shënuar gjatë tubimeve.
Në një reagim në rrjetet sociale, Strolenberg thotë se ka parë video shqetësuese
të përdorimit të forcës nga Policia ndaj protestuesve, megjithatë, sipas saj, përgjegjësia kryesore për situatën i takon kryeministrit Edi Rama.
“Përfundimi im, megjithatë, është i qartë, Edi Rama është shkaku i gjithë kësaj”, shprehet eurodeputetja, ndërsa akuzon kryeministrin se ka trajtuar me arrogancë protestuesit paqësorë të Flamingos.
Strolenberg kritikon gjithashtu atë që e konsideron mungesë vullneti për të luftuar realisht korrupsionin dhe për të ndërmarrë ndryshime domethënëse në vend. “Nuk po tregon asnjë vullnet për të luftuar realisht korrupsionin dhe për të ndërmarrë ndryshime domethënëse në vend”, thotë ajo.
Eurodeputetja thekson se dëshiron që Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, por nënvizon se procesi i integrimit duhet të shoqërohet me respektimin e të drejtave të qytetarëve.
“Nëse Shqipëria dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, duhet të ketë një qeveri që respekton të drejtat themelore të qytetarëve të saj”, thekson Strolenberg, duke bërë thirrje për presion ndaj autoriteteve shqiptare.
Më të Lexuarat

LAJME
🔴 “NUK DO TA BESONI ÇFARË VENDOSI GJYKATA!”/ 5 të rinjtë e arrestuar gjatë protestës në Tiranë marrin masën e sigurisë, Këlliçi shpërthen me akuza të forta!

LAJME
"O hale e qelbur"/ Ish-zv.ministri i Ramës debat me Taulant Ballën në FB: Vemje, ti nuk ekzistoje fare

LAJME
Rruhet me dy policë, si me qenë kriminel i rrezikshëm - Klevi Metaj rrëfen me pranga nga shtrati i spitalit përballjen me 6 policët
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Klevis Balliu pranon incidentin tek Lana: E ka organizuar partia e Arlind Qorrit bashkë me Policinë
Debate dhe akuza pas incidentit të ndodhur pranë Lanës në Tiranë. Deputeti demokrat Klevis Balliu ka pranuar se incidenti ka ndodhur, ...

LAJME
🔴 “NUK DO TA BESONI ÇFARË VENDOSI GJYKATA!”/ 5 të rinjtë e arrestuar gjatë protestës në Tiranë marrin masën e sigurisë, Këlliçi shpërthen me akuza të forta!

LAJME
"O hale e qelbur"/ Ish-zv.ministri i Ramës debat me Taulant Ballën në FB: Vemje, ti nuk ekzistoje fare

LAJME