🔴 “NUK DO TA BESONI ÇFARË VENDOSI GJYKATA!”/ 5 të rinjtë e arrestuar gjatë protestës në Tiranë marrin masën e sigurisë, Këlliçi shpërthen me akuza të forta!

Nga Class• 16 October 2026

đź”´ “NUK DO TA BESONI ÇFARË VENDOSI GJYKATA!”/ 5

Gjykata ka marrë vendimin për pesë të rinjtë e ndaluar gjatë protestave të fundit në Tiranë,

duke caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Vendimi ka shkaktuar reagime të forta nga përfaqësues të opozitës,

të cilët e konsiderojnë masën të padrejtë dhe të tepruar ndaj të rinjve që, sipas tyre,

protestuan kundër korrupsionit.

Mes pesë personave për të cilët është caktuar kjo masë është edhe Klevi Meta. Sipas deputetit demokrat Belind Këlliçi, ai nuk ka mundur të jetë i pranishëm në seancën gjyqësore, pasi ndodhet ende i shtruar në spital.

Këlliçi pretendon se Meta ka pësuar dëmtime gjatë ndërhyrjes së forcave të policisë në protestë, duke vënë në pikëpyetje vendimin e gjykatës për caktimin e masës së sigurisë në këto rrethana.

Deputeti demokrat ka kritikuar gjithashtu trajtimin e çështjes, duke e krahasuar masën e dhënë ndaj protestuesve me vendimet e marra në çështje të tjera penale.

Në reagimin e tij, Këlliçi ka përdorur tone të ashpra ndaj sistemit të drejtësisë dhe qeverisë së Edi Ramës.

“Për fat të keq, gjykata sot nuk shërbeu as drejtësi dhe as interesin publik, por dha një dorë në sistemin shtypës, dhunues e kriminal të Edi Ramës”, shkruan Belind Këlliçi.

Vendimi për pesë të rinjtë ka rikthyer në qendër të debatit politik trajtimin e protestuesve të ndaluar gjatë tubimeve të fundit në kryeqytet.