Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, zbardhen zonat malore të Korçës dhe Ersekës

Korçë, 23 nëntor 2026 – Reshjet e para të dëborës kanë përfshirë disa zona malore
të qarkut të Korçës, si rrjedhojë e rënies së ndjeshme të temperaturave gjatë orëve të fundit
Dëborë me intensitet të lehtë është shënuar në Qafën e Martës,
në Mashkullorë të Panaritit dhe në zonat e larta të Ersekës,
ndërsa reshje priten edhe në qendrat turistike të Voskopojës dhe Dardhës, ku termometri ka pësuar ulje të dukshme.
Reshje dëbore me intensitet mesatar janë regjistruar gjithashtu në Qafë Thore, ku kushtet atmosferike kanë ndryshuar ndjeshëm për shkak të temperaturave të ulëta. Pavarësisht motit të ftohtë dhe pranisë së dëborës, firmat e kontraktuara për mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve ndodhen në terren për të garantuar qarkullimin e sigurt të automjeteve dhe për të mbajtur të hapura akset kryesore rrugore.
Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat në ditët në vijim pritet të zbresin deri në minus katër gradë Celsius, duke rritur gjasat për reshje të tjera dëbore, veçanërisht në lartësitë malore të vendit.



