Rama plas bombën dhe kërkon PERJASHTIMIN e këtyre 2 figurave të larta nga Partia Socialiaste (EMRAT)

Nga Class• 14 November 2026

Rama plas bombën dhe kërkon PERJASHTIMIN e këtyre 2 figurave

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama u ka kërkuar anëtarëve të Asamblesë Kombëtare

 të Partisë Socialiste, që të votojnë këtë të shtunë përjashtimin e Elisa Spiropalit

 dhe Plarent Ndrecës nga PS-ja.

Ndërkohë, në mbledhjen me dyer të mbyllura, kryeministri dhe kryetari i PS

ka vendosur të falë rebelimin e Erion Veliaj, duke u kërkuar socialistëve që të mos votojnë për përjashtimin e tij, sepse aktualisht ai është në qeli.

“Atë jo, ai i ka duart e lidhura”, mësohet të jetë shprehur kryeministri Edi Rama.

Elisa Spiropali është shndërruar prej muajsh në një ndër kritiket e forta të pushtetit të Edi Ramës, në qeveri dhe në Partinë Socialiste, duke i kërkuar atij publikisht të japë dorëheqjen dhe të lejojë debatin e hapur në PS.

Ndërkohë, pakënaqësia e tij për Plarent Ndrecën është rritur javët e fundit, kur i kërkoi drejtpërdrejt Erion Veliajt që të hiqte dorë nga mbrojtja prej Ndrecës në procesin gjyqësor. Vetë ish-deputeti, tha se Edi Rama e kishte telefonuar dhe biseda ishte zhvilluar me fyerje të ndërsjella.