Rama ftoi studentët për dialog, reagon Marjana Koçeku: Populli na ka zgjedhur për t’i kërkuar llogari qeverisë në Parlament, Peleshi të thërrasë urgjentisht mbledhje! Kryeministri të vijë aty -

Nga Class• 20 October 2026

Rama ftoi studentët për dialog, reagon Marjana Koçeku: Populli

Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish për protestën studentore duke kërkuar

 mbledhjen urgjente të Kuvendit dhe thirrjen e kryeministrit Edi Rama

për të diskutuar mbi kërkesat e studentëve.

Përmes një deklarate, Koçeku kritikoi kontrastin mes ftesës së kryeministrit

për dialog me studentët në ambientet e Kryeministrisë dhe mungesës së aktivitetit parlamentar,

në një moment kur vendi ka më shumë nevojë për llogaridhënie institucionale.

Deputetja nënvizoi se përfaqësuesit e zgjedhur nga qytetarët duhet të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit dhe t’i kërkojnë llogari qeverisë për çështjet që shqetësojnë vendin.

“Sot e pamë kryeministrin tue nxjerrë karriget jashtë Kryeministrisë për dialog. Ndërkohë, karriget e Parlamentit janë braktisë.

S’ka absurditet ma të madh. Institucioni ku duhet me u dëgju fjala e me i kërku llogari qeverisë, i ka ndërpre punimet pikërisht kur vendi ka ma shumë nevojë për të.

Seanca e fundit u anullu. Nuk mundemi me pritë që edhe seanca e radhës të anulohet.

I kërkoj kryetarit të Kuvendit me marrë përgjegjësinë institucionale që i takon dhe me thirrë urgjentisht Parlamentin. Deputetët duhet me qenë në sallë dhe me kërku përgjigje prej qeverisë.

Dialogun ta bajmë aty se studentat janë të qartë në kërkesën e tynë. Nuk mund të bajë kryeministri dialog me studentët. Dialogun ta bajë në kuvend.

Shqiptarët na kanë zgjedhë me i përfaqësu. Në këtë moment, me e lanë Parlamentin bosh don me thanë me iu shmangë detyrës.

Ju kërkoj edhe njiherë Zoti Kryetar, mblidheni parlamentin dhe thirreni kryeministrin të diskutojmë për këtë çështje kaq të rëndësishme”,- deklaron Koçeku.