Putin shtang Evropën me deklaratën e tij

Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia është e përgatitur për një luftë të mundshme
me Evropën në kërcënimin e tij të fundit, megjithëse tha se Moska nuk e dëshiron një të tillë.
Presidenti rus u shpreh se vendi i tij mbështet çdo hap që synon rivendosjen e marrëdhënieve
me vendet evropiane, ndërsa komentoi telefonatën e tij me udhëheqësit e Norvegjisë dhe Finlandës, e cila u zhvillua të martën.
Megjithatë, presidenti rus paralajmëroi se nëse tensionet do të përshkallëzoheshin më tej, nuk do të kishte fitues nga një përballje e tillë. Ai shtoi se Moska nuk dëshiron që Deti Baltik të përballet me një situatë të ngjashme me atë në Ngushticën e Hormuzit.
Ndërkohë presidenti finlandez Alexander Stubb dhe kryeministri norvegjez Jonas Gahr Stoere zhvilluan bisedime “të sinqerta dhe thelbësore” me presidentin rus në një përpjekje për të ndikuar në qëndrimin e Kremlinit ndërsa konflikti në Ukrainë vazhdon.
Putin trondit Evropën me deklaratën e tij: Rusia është gati për luftë



