Protesta për 28 Nëntorin/ Balluku befason me reagimin

Nga Class• 28 November 2026

Protesta për 28 Nëntorin/ Balluku befason me reagimin

Drejtuesja politike e PS në Qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pasi mori pjesë në ceremoninë

 festive me rastin e Ditës së Flamurit dhe shpalljes së Pavarësisë, u shpreh për mediat,

 Balluku u shpreh se Shqipëria ndodhet në një moment historik.

Sipas saj, 114 vite pas shpalljes së pavarësisë, vendi ndodhet vetëm një hap larg BE.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë. Jemi sot në Fier së bashku me deputetët dhe qytetarët që na janë bashkuar. Shqipëria ndodhet në një moment historik. 114 vite pas shpalljes së pavarësisë, sot jemi vetëm një hap larg BE. Gjatë muajit Nëntor kemi patur lajme shumë të mira që kanë ardhur nga Brukseli në Shqipëri. Uniteti dhe indentiteti ynë na ka dalluar gjithnjë ndër vite. Të gjithë së bashku, Gëzuar këtë ditë”-tha ajo.

Gjithashtu, Balluku foli edhe për protestën e shqiptarëve në sheshin “Skënderbej” të cilët e kanë pagëzuar ditën e sotme si “Nëntorin e tretë”.

“Protesta është e drejtë dhe liri, në një shtet demokratik siç është Shqipëria, sa kohë nuk cenohen liritë e të tjerëve të cilët duan të festojnë sot”- u shpreh Balluku.