Procesverbali / Dy militantët e arrestuar të Albin Kurtit: Erdhëm në Tiranë për të rrëzuar Edi Ramën dhe për të vendosur një qeveri tjetër që mbështet politikat e Vetëvendosjes, Albini po e begaton Kosovën, u maskuam se kishim të ftohtë

Nga Class• 16 October 2026

Procesverbali / Dy militantët e arrestuar të Albin Kurtit: Erdhëm

Marrë nga PRAPASKENA/
Në protestën më të dhunshme që nga grushti i shtetit të 14 shtatorit 1998,

në Tiranë, ku grupe të maskuar dogjën dhe shkatërruan çfarë u dilte përpara,

kanë marrë pjesë edhe shqiptarë nga Kosova, simpatizantë të kryeministrit të Kosovës

Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Mes të arrestuarve për dhunën e paprecedentë,

policia ka prangosur edhe dy shtetas nga Kosova, konkretisht Driton Bytyqi dhe Enes Sopi, të cilët kanë deklaruar se kishin ardhur nga Prishtina në Tiranë për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës dhe për të vendosur një qeveri tjetër, e cila mbështet politikat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Procesverbali / Dy militantët e arrestuar të Albin Kurtit: Erdhëm

Procesverbali / Dy militantët e arrestuar të Albin Kurtit: Erdhëm

Dy të ndaluarit për akte dhune kanë deklaruar në polici se qeveria e Edi Ramës mbështet shkjaun, duke iu referuar Serbisë. Ata kanë pohuar se qeveria e Edi Ramës duhet përmbysur pasi bie ndesh me politikat e Albin Kurtit, i cili sipas tyre po sjellë begati në Kosovë. Dy të ndaluarit kanë pretenduar se po protestonin në mënyrë paqësore. Të pyetur se pse kanë mbuluar fytyrat gjatë protestës, simpatizantët e Albin Kurtit kanë deklaruar se kishin të ftohtë.

Procesverbali / Dy militantët e arrestuar të Albin Kurtit: Erdhëm

Procesverbali / Dy militantët e arrestuar të Albin Kurtit: Erdhëm

Driton Bytyqi dhe Enes Sopi nga Prishtina akuzohen për veprat penale si “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”. Ndalimi dhe deponimi i tyre në polici, konfirmon se pas dhunës në Tiranë nuk qëndron vetëm opozita.

Procesverbali / Dy militantët e arrestuar të Albin Kurtit: Erdhëm

Ndërkaq, drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike Dhimitraq Ziu, në një deklaratë publike te premten deklaroi se deri tani, në Tiranë janë arrestuar 127 persona, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë 244 të tjerë. Drejtuesi i lartë i policisë tha gjithashtu ‘se nga strukturat e Hetimit të Krimit Kibernetik dhe Antite*rorit janë identifikuar disa kanale dhe grupe komunikimi, nëpërmjet të cilave janë shpërndarë mesazhe me përmbajtje të drejtpërdrejtë kriminale’ dhe ‘thirrje për kryerje të akteve ekstreme dhe te**oriste’.