Presidentja nis ‘punën’ e madhe, godet me vendimin që mori

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës po sigurohet që stafi i saj të
mos ketë vështirësi në organizimin e udhëtimeve zyrtare jashtë vendit.
Për këtë qëllim, Presidenca ka lidhur një kontratë në vlerë prej 273 mijë e 3 eurosh,
që përfshin sigurimin e shërbimeve të transportit ajror dhe blerjen e biletave të avionit për nevojat e institucionit.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, marrëveshja është paraparë të zgjasë 36 muaj,
ndërsa procedura e prokurimit është zhvilluar përmes procedurës së hapur, raporton IndeksOnline.
Kontrata i është dhënë kompanisë “AS TRAVEL CLUB” SH.P.K., me seli në Prishtinë, pasi në garën për këtë tender kanë marrë pjesë dy operatorë ekonomikë.
Kontrata është dhënë më 9 nëntor 2026, ndërsa nënshkrimi i saj është planifikuar për 10 nëntor.
Në dokumentacionin e prokurimit thuhet se bëhet fjalë për shërbime të udhëtimit me aeroplan për nevojat e Zyrës së Presidentes, ndërsa relacionet e udhëtimeve nuk janë përcaktuar paraprakisht.
Vlera e parashikuar fillimisht për këtë kontratë ishte 400 mijë euro, ndërsa kontrata përfundimtare është dhënë për 273,003 euro.
Më të Lexuarat

LAJME
“Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për PS-në”, a është kjo arsyeja pse Sara Mila shkoi në SPAK?

LAJME
Sondazhieri i “Ramës”: Nëse Shqiptarët do votonin sot, ja kush i fiton zgjedhjet

LAJME
“Po punojmë për këtë”/ Rama flet nga Parisi për krijimin e shtetit Bektashi: Të shohim se ku do të mbërrijmë
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Presidentja nis ‘punën’ e madhe, godet me vendimin që mori
Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës po sigurohet që stafi i saj të mos ketë vështirësi në organ...

LAJME
“Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për PS-në”, a është kjo arsyeja pse Sara Mila shkoi në SPAK?

LAJME
Sondazhieri i “Ramës”: Nëse Shqiptarët do votonin sot, ja kush i fiton zgjedhjet

LAJME