Policia bën veprimin urgjent ndaj “Ben Qimes”

Policia po ushtron kontrolle në banesën e Arben Isufajt,
i njohur si “Ben Qimja” lidhur me vrasjen e Selami Hasanit sot në Fier.
Një nga pistat që po hetohet nga policia për vrasjen, është ajo e hakamrrjes pasi Hasani
ishte dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe plagosje pas përplasjes me armë
në të cilën humbi jetën edhe nipi i “Ben Qimes”.
Hasani, i njohur në Fier si “Sel Çami” u vra me armë zjarri teksa punonte në murin rrethues të banesës së tij, ndërsa nipi i tij mbeti i plagosur.
Përplasja për të cilën u dënua Hasani ndodhi më 25 mars 2002, pranë “Sheshit të Valutës”, në qendër të Fierit. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë Julian Isufaj, nipi i “Ben Qimes”, dhe kambisti Esat Tare. Dy persona të tjerë, Bledar Kastrati dhe Taip Sulaj, mbetën të plagosur. Sulaj ishte kalimtar i rastit.
Nëndrejtori i Policisë së Fierit, Alket Ahmetaj ka bërë një deklaratë për mediet sa i përket vrasjes së Selami Hasanit mëngjesin e kësaj të hëne në Fier.
Në momentin kur është ekzekutuar autori ka qenë duke punuar në oborrin e shtëpisë. Siç sqaron drejtori i policisë i plagosur ka mbetur edhe nipi i tij, Jakupi.
Alket Ahmetaj: Rreth orës 09:50, në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka mbërritur një telefonatë për të shtëna me armë në lagjen “1 Maji”. Pas marrjes së njoftimit, forcat “Shqiponja” dhe patrullat e përgjithshme të policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ku kanë konstatuar se një shtetas kishte humbur jetën dhe një tjetër ishte plagosur. Ngjarja ka ndodhur në perimetrin e jashtëm të oborrit të banesës së viktimës, e cila po punonte aty. Në të njëjtin vend është plagosur edhe nipi i tij, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit. Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe dokumentimin e veprës penale.
Pra, i plagosuri është nipi i viktimës?
Alket Ahmetaj: Po, është nipi i viktimës. Ai po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit.
Në rrethrrotullimin e Pojanit, në drejtim të Parkut Arkeologjik të Apolonisë, është gjetur një autoveturë e djegur. A ka lidhje me ngjarjen?
Alket Ahmetaj: Shërbimet e policisë po verifikojnë të gjitha informacionet për automjetet dhe personat e dyshuar. Veprimet hetimore po vijojnë. Do t’ju informojmë për çdo zhvillim të ri në lidhje me hetimin.
Nëndrejtor, a u prish qetësia në qarkun e Fierit me vrasjen e sotme?
Alket Ahmetaj: Policia e Shtetit punon në çdo moment për të parandaluar ngjarjet kriminale. Në këtë rast do të marrim masat për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë. Kjo është detyra jonë. Ndërkohë, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset ku mund të lëvizin autorët ose automjetet që mund të jenë përfshirë në ngjarje.
Në vendngjarje ka kamera sigurie. Sipas informacioneve që kam marrë, autorët kanë qenë me maska dhe kanë kaluar nga muri rrethues i banesës. A e konfirmoni?
Alket Ahmetaj: Mund t’ju them se viktima ka qenë duke punuar në murin rrethues të banesës së tij. Aty ka ndodhur ngjarja. Po kryhet këqyrja e vendit të ngjarjes dhe po merren pamjet e kamerave. Për momentin, po kryhen veprimet e para hetimore. Do t’ju informojmë për zhvillimet.
Më të Lexuarat

LAJME
15 gratë më të kërkuara nga drejtësia shqiptare

LAJME
Kush donte ta përfshinte Shqipërinë në S*lmin me dronë në Libi?? Vjen reagimi urgjent nga Zelensky, ja çfarë ka ndodhur

LAJME
Anija ruse fundoset në Libi me dronë nga Shqipëria?? Ministria jep njoftimin urgjent; Territori ynë nuk mund të ketë
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Policia bën veprimin urgjent ndaj “Ben Qimes”
Policia po ushtron kontrolle në banesën e Arben Isufajt, i njohur si “Ben Qimja” lidhur me vrasjen e Selami Hasanit sot në Fie...

LAJME
15 gratë më të kërkuara nga drejtësia shqiptare

LAJME
Kush donte ta përfshinte Shqipërinë në S*lmin me dronë në Libi?? Vjen reagimi urgjent nga Zelensky, ja çfarë ka ndodhur

LAJME