Po manovronte me traktor , babai përplas për vdekje në oborrin e shtëpisë vajzën 3-vjeçare

Nga Class• 7 October 2026

Po manovronte me traktor , babai përplas për vdekje në oborrin e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Malbardh të Kurbinit,

ku një vajzë 3-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur aksidentalisht nga babai i saj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50, në oborrin e banesës së familjes,

ndërsa 45-vjeçari ishte duke manovruar me një mjet bujqësor.

Sipas njoftimit të Policisë, e mitura ka marrë plagë të rënda dhe, si pasojë, ka humbur jetën.
Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 19:50, në fshatin Malbardh, Kurbin, në oborrin e banesës së tij, shtetasi B. A., 45 vjeç, duke manovruar me një mjet bujqësor, ka goditur aksidentalisht vajzën e tij të mitur, 3 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra, e mitura ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes aksidentale. bej nje foto per ilustrim kete 1 1 pa tekst