“Po, i kam!”/ Këngëtarja e famshme botërore guxon me veshjen transparente në mes të të ftohtit, habit me deklaratën për martesat

Jennifer Lopez është shfaqur sërish në vëmendjen e publikut me një veshje të guximshme
gjatë një daljeje në New York. Pavarësisht temperaturave të ulëta, këngëtarja
57-vjeçare u fotografua të martën në mëngjes përpara pjesëmarrjes në emisionin
“Front Row” të SiriusXM, e veshur me një kombinim prej najloni transparent
nga koleksioni i Marc Jacobs. Pamja e saj përfshinte një body dhe geta transparente
ku dalloheshin të brendshmet, të cilat i kishte kombinuar me një xhaketë në nuancë ndryshku, këpucë me taka në të njëjtën ngjyrë, rripa me zinxhirë dhe një çantë gurkali.
Ndonëse moti në New York ishte i ftohtë, këngëtarja vazhdoi me paraqitjen e saj, ndërsa më vonë u fotografua e mbështjellë me një pallto të zezë të madhe dhe me teksturë të butë. Kjo nuk është hera e parë që Lopez përdor veshje që ekspozojnë linjat e saj trupore. Në daljet skenike ajo përdor shpesh kostume të ngushta trupore, ndërsa vjeshtën e kaluar përjetoi edhe një incident kur fundi i veshjes u shkëput gjatë performancës, duke bërë që ajo ta vazhdonte shfaqjen vetëm me të brendshmet e mbetura.
Aktualisht, Lopez po promovon spektaklin e saj “The JLO Show: Live in Las Vegas”. Gjatë një bisede të zhvilluar në 92nd Street Y gjatë fundjavës, ajo i u përgjigj edhe ngacmimeve për jetën e saj sentimentale dhe faktit se ka ecur katër herë drejt altarit. Pasi një nga të pranishmit bëri shaka duke i kujtuar se i kishin mbetur edhe gjashtë gishta të lirë në duar, këngëtarja qeshjes i u përgjigj: “Po, i kam! Po, i kam! O Zot, kjo është gjëja më qesharake që kam dëgjuar ndonjëherë në jetën time”.



