"Për ty, unë..."- Marin Mema shpërthen pas lajmit të rëndë për 28-vjeçarin që u qëllua nga policia në protestë

Gazetari Marin Mema ka reaguar publikisht pas lajmit të rëndë
për gjendjen shëndetësore të Erjon Vishkullit, 28-vjeçarit që mbeti i plagosur
në sy gjatë protestës së zhvilluar ditën e sotme në Tiranë.
Sipas gazetarit Flavio Qarri, i riu ka humbur shikimin në syrin e majtë
si pasojë e dëmtimit të rëndë që pësoi gjatë protestës, ku dyshohet se është goditur nga një plumb gome i përdorur nga policia.
Pas publikimit të këtij lajmi, Marin Mema ka ndarë në Instagram një fotografi të 28-vjeçarit, duke i kushtuar një mesazh mbështetës dhe emocional.
“Erjon, miku im, ata që të njohin nga afër ta dinë zemrën dhe dashurinë për Kombin! Lutem për ty!”, ka shkruar gazetari, duke etiketuar edhe profilin e të riut.

Reagimi i Memës vjen në një moment kur gjendja e Vishkullit ka shkaktuar shqetësim në rrjetet sociale, ndërsa shumë qytetarë kanë shprehur solidaritet me të riun dhe familjen e tij.
Sipas raportimeve, pas plagosjes, 28-vjeçari u transportua drejt Spitalit të Traumës, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për dëmtimin e pësuar në sy.
Erjon Vishkulli është gjithashtu pjesë e grupimit “Tifozat Kuq e Zi” dhe njihet për mbështetjen e tij ndaj Kombëtares shqiptare.
Më të Lexuarat

LAJME
U kapën mat në mashtrime! Arrestohet ish banorja e BIG BROTHER dhe futbollisti njohur shqiptar (foto)

LAJME
Reagon Agron Shehaj, zbulon gjendjen e 28-vjeçarit të plagosur nga Policia: "Nuk dihet nëse..."

LAJME
Revolta studentore/ Kim Mehmeti ‘shuplakë’ Ramës: Mos e lini piktorin ta djegë Shqipërinë dhe ta dëbojë edhe atë pak rini që i ka mbetur!
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Çfarë nuk u pa nga protesta?! Me molotov, fishekzjarre e gurë, plumbat e gomës përgjakën rrugët e Tiranës
Protesta kombëtare e kësaj të shtune shënon ditën e 12 të revoltës studentore e cila ka ndezur Tiranën dhe jo vet...

LAJME
U kapën mat në mashtrime! Arrestohet ish banorja e BIG BROTHER dhe futbollisti njohur shqiptar (foto)

LAJME
Reagon Agron Shehaj, zbulon gjendjen e 28-vjeçarit të plagosur nga Policia: "Nuk dihet nëse..."

LAJME