Çfarë nuk u pa nga protesta?! Me molotov, fishekzjarre e gurë, plumbat e gomës përgjakën rrugët e Tiranës

Nga Class• 25 October 2026

Çfarë nuk u pa nga protesta?! Me molotov, fishekzjarre e gurë,

Protesta kombëtare e kësaj të shtune shënon ditën e 12 të revoltës studentore e cila

 ka ndezur Tiranën dhe jo vetëm. U hodhën gurë, mjete piroteknike dhe molotov

ndërsa policia u kundërpërgjigj me plumba gome, gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Dhjetëra protestues janë dhunuar dhe shoqëruar në komisariate ndërsa shumë prej tyre janë plagosur.

Një nga ngjarjet më të rënda të ditës së sotme ishte goditja me plumb gome në sy ndaj një protestuesi i cili iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale me urgjencë. Gjithashtu të lënduar kishte edhe në radhët e policisë, përfaqësues të mediave dhe deputetë. Deri më tani raportohet për rreth 20 të plagosur. Rama nuk e jep dorëheqjen. Qytetarët refuzojnë dialogun dhe paralajmërojnë se do të vazhdojnë me revoltën deri kur të arrihet qëllimi.

Në protestën e sotme kishte një pjesëmarrje të madhe të deputetëve të Partisë Demokratike, mes tyre Flamur Noka, Klevis Balliu dhe të tjerë të cilët i vendosën flakën ulëseve që kishte vendosur Edi Rama para kryeministrisë për dialog.

Që prej mesditës, tensionet u përhapën në zona të ndryshme të Tiranës, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë selisë së PS-së, tek Ministria e Arsimit, përpara kryeministrisë dhe në zonën e stadiumit Dinamo.

U dogj me molotov hyrja e Ministrisë së Mjedisit, u dëmtuan biznese si dhe sulmuan disa banka të nivelit të dytë. Policia përdori gaz lotsjellës, ujë me presion dhe shkopat e gomës në kurriz të protestuesve për t’i zmbrapsur.

 

Çfarë nuk u pa nga protesta?! Me molotov, fishekzjarre e gurë,

 

Çfarë nuk u pa nga protesta?! Me molotov, fishekzjarre e gurë,

 

Çfarë nuk u pa nga protesta?! Me molotov, fishekzjarre e gurë,

Çfarë nuk u pa nga protesta?! Me molotov, fishekzjarre e gurë,

Pavarësisht forcës së policisë, protestuesit vijuan me rezistencën. Disa prej tyre u kapën nëpër cepat e pallateve, nëpër lagje dhe rrugica të errëta. Një qytetar u dhunua barbarisht nga policia tek Stadiumi Dinamo dhe u la në tokë pa ndjenja deri kur mbërriti ambulanca.

Nga ana tjetër Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje ku akuzon kryedemokratin Sali Berisha si organizator të tubimeve të dhunshme duke i kamufluar si tubime të studentëve. Kreu i qeverisë, vijon me thirrjet ndaj protestuesve për dialog, por këta të fundit, refuzojnë.