“Për herë të fundit!”/ Çfarë po ndodh me Veliajn në burg? Avokati letër

Nga Class• 10 November 2026

“Për herë të fundit!”/ Çfarë po ndodh me

Avokati i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca,

u ka dërguar dy shkresa drejtorisë së burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë,

 duke kërkuar vënien në dispozicion të dokumentacionit të plotë mjekësor të klientit të tij.

Ndreca kërkon që t’i dërgohen menjëherë raporti dhe imazhet e MRI,

konstatimet e mjekut ortoped dhe rekomandimet për ndërhyrjen kirurgjikale,

në mënyrë që dokumentacioni të konsultohet edhe me mjekë specialistë të pavarur.

“Ju kërkoj për herë të fundit të më vini menjëherë në dispozicion, në rrugë elektronike, dokumentacionin e plotë mjekësor të klientit tim, përfshirë raportin dhe imazhet e MRI-së, konstatimet e mjekut ortoped dhe rekomandimet për ndërhyrjen kirurgjikale. Nëse ekziston ndonjë pengesë konkrete për dorëzimin e dokumentacionit, kërkoj të më komunikohet menjëherë, me shkrim, së bashku me bazën ligjore përkatëse dhe mënyrën e zgjidhjes së saj,” thekson në letër Ndreca.

Po ashtu avokati u ka kërkuar institucioneve dokumentacioni të vihet në dispozicion në rrugë elektronike dhe pa vonesa të mëtejshme.

“Ju kërkoj trajtimin me përparësi të kësaj kërkese dhe përcjelljen e dokumentacionit në rrugë elektronike, në mënyrë të sigurt, brenda ditës së sotme,” shkruan ai.