Pas përpjekjeve të gjata për t’u bërë me fëmijë, ish-banori i BBVK jep lajmin e madh: “Jam duke u ndier…”

Nga Class• 18 November 2026

Pas përpjekjeve të gjata për t’u bërë me

Ish-banori i edicionit të dytë të “Big Brother VIP Kosova”, Besi, së bashku me bashkëshorten e tij,

 Valirën, do të bëhen prindër për herë të parë.

Pas një periudhe të gjatë përpjekjesh dhe sfidash për t’u bërë me fëmijë,

çifti ka ndarë me publikun lajmin e shumëpritur.

Gjatë qëndrimit të tij brenda shtëpisë së BBVK-së, Besi kishte folur hapur për dëshirën e madhe për të pasur një fëmijë, si dhe për pengesat me të cilat ishin përballur si çift.

Rrëfimi i tij në atë kohë nxiti edhe reagimin e produksionit, i cili u ofroi atyre mundësinë për trajtim në një klinikë të specializuar.

Pas përpjekjeve të gjata për t’u bërë me

Së fundmi, çifti ka publikuar një video ku tregohet çasti kur mësuan se testi i shtatzënisë doli pozitiv. Duke përshkruar gëzimin e këtij momenti, ish-banori deklaroi:

“Është një emocion shumë i veçantë dhe një gëzim kaq i madh që e kam pritur për një kohë të gjatë. Prej momentit që e kam marrë vesh këtë lajm, jam duke u ndier gjithë kohën falënderues”.

Me këtë zhvillim të ri, çifti po përgatitet për të nisur kapitullin e ri të prindërimit.