Ori Nebijajt *thjesht* nuk i del INATI me Arbana Osmanin, ja çfarë deklaroi këtë herë

Ori Nebiaj ka folur sërish për Arbana Osmanin, vetëm pak ditë pasi
deklaroi publikisht se ishte zhgënjyer nga ish-kolegia e saj.
Këtë herë, moderatorja ishte e ftuar në “Ora News”,
ku gjatë intervistës u pyet drejtpërdrejt për deklaratat që kishte bërë ndaj Arbanës dhe për marrëdhënien mes tyre.
“Me Arbana Osmanin çfarë pate?”, ishte pyetja që iu drejtua, duke iu referuar diskutimeve të fundit.
Megjithatë, Ori nuk dha detaje të reja për atë që mund të ketë ndodhur mes tyre, por theksoi se nuk ka asgjë personale me askënd dhe se deklaratat e saj janë thjesht shprehje e mendimeve që ka.
“Nuk kam asnjë gjë me askënd, me thënë të drejtën. Unë thjesht, ashtu siç i shpreh mendimet e mia në politikë, ashtu i shpreh edhe në çdo fushë ku kam pasur mundësinë të rritem profesionalisht, siç është edhe media. Dhe nuk është aspak keq të mësohemi të gjithë me faktin që dikush mund të mendojë ndryshe”, u shpreh Nebiaj.
Kjo deklaratë vjen pas intervistës së saj në emisionin “Goca dhe Gra”, ku, gjatë një bisede me Jonida Maliqin, Ori u pyet se cili personazh i njohur shfaqet ndryshe në ekran nga mënyra se si është në jetën reale.
Pa hezituar, ajo përmendi emrin e Arbana Osmanit.
“Një nga personazhet e medias që realisht për mua është tjetër gjë në ekran dhe është tjetër gjë si individ, është Arbana Osmani, që më ka zhgënjyer”, deklaroi moderatorja.
Pas kësaj deklarate, Arbana publikoi në rrjetet sociale një mesazh që u interpretua si një kundërpërgjigje ndaj Orit, ndonëse nuk përmendi emra.
“Njoh njerëz që më mbajnë mëri për gjëra që ata vetë më kanë bërë mua”, shkruhej në postimin e saj.
Kujtojmë se marrëdhënia mes dy moderatoreve është komentuar edhe më herët. Në korrik, gjatë një interviste në emisionin “Kampionët e Botës” në TV Klan, Ori kishte përmendur Arbanën kur ishte pyetur për personat që kishte larguar nga jeta e saj, duke treguar se ato nuk komunikonin më.
Edhe pse këtë herë zgjodhi një përgjigje më të përgjithshme, Ori nuk u tërhoq nga qëndrimi i saj i mëparshëm, duke theksuar se secili duhet të ketë të drejtën të shprehë mendimin e vet, edhe kur ai është i ndryshëm nga ai i të tjerëve.
Megjithatë, arsyet konkrete të krisjes së marrëdhënies mes saj dhe Arbana Osmanit vazhdojnë të mbeten të paqarta, pasi asnjëra prej tyre nuk ka treguar publikisht se çfarë ka ndodhur.
Më të Lexuarat
LAJME
A u favorizua nga Rama? Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Toka nuk na u fal, u paguan 230 milion euro! Nëse miratohet, do të ndryshoj turizmin shqiptar!

LAJME
A u favorizua nga Rama? Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Toka nuk na u fal, u paguan 230 milion euro! Nëse miratohet, do të ndryshoj turizmin shqiptar! - Info First

LAJME
“Tërmet” në PS me largime, Hoxha paralajmëron zhvillime të reja, çfarë po përgatit Edi Rama, ja emrat
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Aktivisti Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokrëve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike
Nga Ermal PashajQuhem Ermal Pashaj dhe jam mjek, kirurg. Nëse nuk më keni parë në klinikë, apo spital mund të më keni par&eu...
LAJME
A u favorizua nga Rama? Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Toka nuk na u fal, u paguan 230 milion euro! Nëse miratohet, do të ndryshoj turizmin shqiptar!

LAJME
A u favorizua nga Rama? Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Toka nuk na u fal, u paguan 230 milion euro! Nëse miratohet, do të ndryshoj turizmin shqiptar! - Info First

LAJME