Nuk të fal ai në Fier...! Artan Hoxha zbulon sekretet e atentatit me dy të vrarë në Fier: U fut skuadra aty...

Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus dha detaje nga atentati në Fier,
ku mbetën të vrarë Selami Hasani dhe nipi i tij Jakup hasani.
“Ngjarjet llogariten nga kostot, se çfarë mjetesh janë përdorur, etj. Kjo ngjarje nuk do të zbulohet.
Në përgjithësi, Fieri mbahet si qyteti më i organizuar, e sheh krimin si biznes,
ndryshe nga të tjerët që vrasin e presin. Si fillim në Fier shihet të zgjidhet me marrëveshje
dhe të mos bëjnë zhurmë që të mos futet shteti. Por kohët e fundit, për shkak të lidhjeve, është fuqizuar njëri që po prish ekuilibrat. Para kësaj u vra Backa, nuk u zbulua.
Ngjarja tjetër, Selami Çami është personazh i viteve 90′, ka kaluar pjesën e jetës në arrati dhe burg. Sa ka dalë nga burgu ka shkuar në shtëpi, në momentin që është qëlluar ka qenë me nipat. Madje edhe motrën që ka, lëviz e armatosur për shkak të hasmërive. Si ka mundësi që në lagjen ku banonte aty, jo çdokush hyn atje. Ka bërë çudi, ata e kanë ditur që ka dalë nga burgu dhe i kanë shkuar në orar që nuk e kanë pritur. Ka qenë me katër nipat e tij, por fati që nuk i kanë vrarë të gjithë.Learn a Language
Ky që e ka aktivizuar situatën ne Fier ka menduar ti heqë qafe njëherë e mirë. Dyshohet se kanë përdorur dron, pasi e kanë kapur viktimën fare gafil, nuk e ka patur mendjen fare. Policia ka shkuar të të afërmit e Arben Isufajt, Ben Qimja. I fundit që e ka denoncuar këtë është Petro Koçi, por pastaj kafshoi gjuhën. Ky njeri ka mbështetje të fortë. Është shumë i fuqishëm, nuk të fal aty në Fier. Në Fier gjërat zgjidhen, jo me armë…
Çuditërisht SPAK që nuk ka lënë vrimë pa u futur, në Fier nuk futet. Pse? E dinë ata.
Kjo ngjarje uroj të shërbejë, SPAK të ngrejë një task force dhe të marrë ngjarjet atje, pasi janë bërë shumë. Është qarku i dytë në vend. Edhe për pushtetin qëndror, ka 12 mandate mazhoranca aty, as në 97-tën s’ka ndodhur kjo. Këto lloj ngjarjesh, me këtë agresivitet, nuk është vrarë vetëm objektivi por edhe nipi, më përpara është vrarë vëllai. Ndërkohë Ben Qimes i kanë vrarë babain.
Këtë kanë tentuar ta vrasin në burg, por nuk e kanë vrarë dot. Pritën sa doli, i çuan dronin aty.
Në Fier ka një dallim, autorët në ngjarje të tjera shkojnë me Fiat, por në Fier me range, këtë rradh me volvo. I djegin makinat, por i kanë luksoze, me armë me silenciator.
Janë qitësa në qarkullim dhe përbën rrezik, ishalla nuk i afrohen kryeqytetit. Këta janë të vetmit që nuk lëvizin, si Rama dhe Berisha. Si ka mundësi që një skuadër e tillë, me këtë mbështetje? Këta i kanë lidhjet të forta.Learn a Language
Kjo si ngjarje, dhe agresiviteti i saj, mund ti shërbejë SPAK-ut ti hyjë njëherë qytetit të Fierit”, deklaroi Hoxha.
Më të Lexuarat

LAJME
Kush e kallëzoi në SPAK Spiropalin? Hoxha dhe Lala zbulojnë detaje: Duket sikur e ka bërë ...

LAJME
Gara brenda PS në Korçë, dalin EMRAT që duan të drejtojnë bashkinë/ Kush vendos …

LAJME
Atentati me 2 të vrarë, përdorën armë MP5, janë vrasës me pagesë”, Karamuço: Ja me çfarë grupi kemi të bëjmë (Video)
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Nuk të fal ai në Fier...! Artan Hoxha zbulon sekretet e atentatit me dy të vrarë në Fier: U fut skuadra aty...
Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus dha detaje nga atentati në Fier, ku mbetën t&eum...

LAJME
Kush e kallëzoi në SPAK Spiropalin? Hoxha dhe Lala zbulojnë detaje: Duket sikur e ka bërë ...

LAJME
Gara brenda PS në Korçë, dalin EMRAT që duan të drejtojnë bashkinë/ Kush vendos …

LAJME