“Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë shtetin?

Nga Class• 15 November 2026

“Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të

Zhvillimet dhe tensionet e brendshme të regjistruara gjatë mbledhjes së

Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste në Gjirin e Lalzit kanë 

sjellë reagimin e ashpër dhe plot nota ironie të deputetes së pavarur, Marjana Koçeku.

Përmes një deklarate në rrjetet sociale, ligjvënësja ka vënë në shënjestër

 mënyrën e menaxhimit të punimeve të forumit më të lartë socialist, duke e lexuar atë si një simptomë të krizës dhe çorientimit politik të mazhorancës.

Në analizën e saj kritike, Koçeku u ndal te epizodet e paqartësisë gjatë fjalës së kryeministrit Edi Rama, i cili fillimisht kërkoi ndërprerjen e sinjalit televiziv dhe më pas urdhëroi rikthimin e kamerave. Paralelisht, ajo ironizoi lëkundjet dhe qëndrimet kontradiktore të socialistëve lidhur me fatin politik dhe diskutimet për përjashtimin nga forumet drejtuese të figurave të njohura si Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca.

Sipas deputetes, kjo tablo e ndarë mes duartrokitjeve të sforcuara dhe kundërshtimeve të hapura dëshmon mungesën e plotë të koordinimit brenda partisë qeverisëse, çka e bën të domosdoshëm largimin e kreut të ekzekutivit nga drejtimi i vendit.

“Dikush duartroket me zell, dikush hiç. Mandej hapet shfaqja, thotë ‘mbylli kamerat’, mandej ‘hapi kamerat’. Mandej thotë ‘ta përjashtojmë’, derisa dikush tjetër ‘ta rishqyrtojmë’. Nji parti që s’di çka thotë dhe s’kontrollon dot veten e vet, si mundet me drejtu nji shtet? Sa ma parë dorëheqje, aq ma mirë,” shkruan Koçeku në reagimin e saj publik.

https://www.facebook.com/neomalsore/posts/2170498920244846?ref=embed_post