Një ditë para vizitës së Marta Kos, PS me dorën në zemër, u plotëson demokratëve dy kërkesa

Këshilli i Legjislacionit miratoi ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e fundit parlamentare,
që ishte kërkuar nga PD. Këshilli reflektoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje,
ku PD kishte ankimuar refuzimin fillestar të Kuvendit për të ngritur këtë komision hetimor.
Kjo ishte kërkesa e dytë që i plotësohej demokratëve këtë të martë,
pasi në mëngjes Konferenca e Kryetarëve caktoi datën 10 dhjetor për zhvillimin e mocionit me debat lidhur me gjetjet e raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë.
Nisma ishte kërkuar nga Partia Demokratike, që kishte evidentuar një sërë problematikash në progres-raportin e fundit të Brukselit, lidhur me parlamentarizmin, respektimin e rolit të opozitës dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese që nuk janë zbatuar nga shumica.
Kjo dakordësi e rrallë në Kuvend, me mazhorancën që brenda ditës i plotëson dy kërkesa opozitës, erdhi 24 orë para se në Tiranë të mbërrijë eurokomisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, e cila do të marrë pjesë në Konferencën e Investimeve BE–Ballkani Perëndimor.
Më të Lexuarat

LAJME
Babai iu dënua përjetë se u vrau mamanë! Dy fëmijët e Liridona Ademajt bëjnë veprimin rrëqethës: Kërkojnë me patjetër të...

LAJME
Rama po i bën ''gropën''/ Gazetarja tregon hetimet e forta që mund të fundosin Elisa Spiropalin

LAJME
Rama e përjashtoi, Spiropali i përgjigjet në mënyrën më të fortë (FOTO)
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Një ditë para vizitës së Marta Kos, PS me dorën në zemër, u plotëson demokratëve dy kërkesa
Këshilli i Legjislacionit miratoi ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e fundit parlamentare, që ishte kërkuar nga PD. Kë...