Nikollë Radaçit i lehtësohen akuzat, edhe pse aksidentoi për vdekje dy fëmijë

Në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës ka nisur procesi gjyqësor në ngarkim të Nikollë Radaçit 57 vjeç
, i cili me datën 3 maj të këtij viti aksidentoi 3 fëmijë prej të cilëve 2 humbën jetën
dhe një i tretë mbeti i plagosur.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak se bëhet fjalë për fëmijë të mitur.
Seanca zgjati vetëm pak minuta për shkak se për autorin u kërkua gjykim i shkurtuar dhe do të bëhet shqyrtim vendimi në seancën e ardhshme.
Bëhet e ditur se akuza për Nikollë Radaçin është lehtësuar për shkak se është hequr përdorimi i alkoolit dhe largimi nga vendi i ngjarjes. Këto janë përfituar nga amnistia që u aplikua pak kohë më parë.
Ndërkohë që avokati i tij mbrojtës Aleksandër Ndreaj pretendon se nga testi që atij ju bë pas aksidenti, rezultoi se ai kishte konsumuar një sasi të pakët alkooli.
Ndërkohë babai i fëmijës së plagosur thotë se lehtësimi i akuzës ndaj autorit është një padrejtësi e madhe. Ai thotë se kërkon që shteti të vendosë drejtësi dhe se kësaj do ti shkojë deri në fund duke ndjekur të gjitha shkallët e gjyqësorit.
Ndërkohë që me akuzën e mbetur për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen e 2 fëmijëve dhe plagosjen e një të treti ai rrezikon nga 5 deri 20 vjet burg.
Më të Lexuarat

LAJME
E PABESUESHME! Pakti i fshehtë amerikan që zgjidhi krizën në Kosovë

LAJME
"Tërmet" në PS me largime, paralajmerohen zhvillime të reja, çfarë po përgatit Edi Rama, ja emrat e ministrave që mund të shkarkojë

LAJME
Pagesat/ Ata që jetojnë në fshat mund “të blejnë” vite pune për pension. Afati i fundit është më ...
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Nikollë Radaçit i lehtësohen akuzat, edhe pse aksidentoi për vdekje dy fëmijë
Në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës ka nisur procesi gjyqësor në ngarkim të Nikollë Radaçit 57 vje&c...

LAJME
E PABESUESHME! Pakti i fshehtë amerikan që zgjidhi krizën në Kosovë

LAJME
"Tërmet" në PS me largime, paralajmerohen zhvillime të reja, çfarë po përgatit Edi Rama, ja emrat e ministrave që mund të shkarkojë

LAJME