Ngjarja makabre/ U shtir si person me aftësi të kufizuara për të joshur 36-vjeçaren, më pas e vrau dhe i hodhi trupin në kanal (Video)

Nga Class• 27 November 2026

Ngjarja makabre/ U shtir si person me aftësi të kufizuara për

Një ngjarje makabre ka tronditur Britaninë e Madhe, ku 65-vjeçari John Anslow u shtir si person

 me aftësi të kufizuara, duke përdorur një karrocë invalidësh për të fituar besimin e një 36-vjeçareje

dhe për ta joshur në banesën e tij, ku më pas e vrau. Viktima, Shareece Bailey,

nënë e një foshnjeje gjashtëmuajshe, e kishte takuar rastësisht në rrugë dhe

pranoi ta ndihmonte duke shtyrë karrocën deri në shtëpinë e tij.

Sipas dëshmive në gjykatë, 65-vjeçari nuk kishte probleme fizike dhe mund të ecte normalisht. Pasi e futi gruan në banesë, ai e dhunoi rëndë, duke i shkaktuar fraktura dhe dëmtime të shumta në trup, përpara se ta mbyste.

Pas krimit, kërkoi ndihmën e vajzës së tij, 42-vjeçares Hayley-Marie Ferguson, për të fshehur gjurmët dhe për të larguar trupin.

Kamerat e sigurisë filmuan babanë dhe vajzën duke transportuar trupin e pajetë të 36-vjeçares në karrocën e invalidit, në orët e para të 29 shtatorit 2025.

Ata e zhvendosën për rreth 600 metra deri në një kanal, ku e hodhën trupin në ujë, pasi i kishin lidhur një pllakë betoni me litar për ta fundosur. Trupi u gjet më 7 tetor 2025.