“Nesër ditë tejet e veçantë” - Berisha, thirrje qytetarëve: Nesër të mbushim sheshet kundër trafikantëve në qeveri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve, studentëve
dhe gjimnazistëve që të bashkohen nesër në sheshet e Tiranës, në protestat kundër qeverisë.
Gjatë një konference për mediat, të mbajtur sot, Berisha e cilësoi ditën e nesërme
si të veçantë dhe vendimtare për të rinjtë shqiptarë. Ai u bëri apel prindërve,
qytetarëve dhe diasporës që të mbështesin studentët dhe gjimnazistët në atë që e quajti një betejë epike.
Kreu i PD-së akuzoi policinë për dhunë ndaj protestuesve, duke u shprehur se prej datës 13 tetor qindra të rinj janë keqtrajtuar, ndaluar dhe arrestuar. Berisha ngriti akuza edhe për përdorimin e gazit lotsjellës, plumbave të gomës dhe mjeteve të tjera gjatë përballjeve mes policisë dhe protestuesve. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në mbështetje të të rinjve, ndërsa i cilësoi veprimet e policisë si akte barbare.
“Mirëmbrëma!
Të dashur qytetarë dhe qytetare, vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, u drejtohem sonte para së gjithash si prind, si gjysh, si qytetar, por edhe ish-president e ish-kryeministër i këtij vendi.
Të gjithë ju, prindërve, qytetarëve dhe qytetareve, të gjithë anëtarëve të diasporës tonë kudo që janë, të rinjve dhe të rejave në të katër anët e vendit, nesër është një ditë shumë e rëndësishme, tejet e veçantë.
Që nga data 13 gjer sot, në rrugët dhe sheshet e Tiranës, narkobanditë me uniformë janë sjellë në mënyrën më shtazore me akte barbare ndaj studentëve dhe gjimnazistëve të Tiranës.
I kanë keqtrajtuar, torturuar, ndaluar dhe arrestuar me qindra e qindra prej tyre.
Kanë mbushur komisariatet me të mitur, me vajza, me qytetarë dhe të moshave më të shtyra.
Barbaritë e tyre mbi trupat e rrëzuar të të rinjve dhe studentëve, thyerja e kockave, çarja e kafkave me bombola gazi, me plumba gome, përdorimi i granatave të gazit dhe zhurmuese, përdorimi i tonelatave gaz të skaduar ariu, spraj ariu, shkopinjtë e gomës shoqëruar me shufra hekuri.
Tirana nuk ka njohur një barbari të tillë ndaj të rinjve shqiptarë as në vitet ’90.
Nesër gjimnazistët dhe studentët e Tiranës kanë më shumë se kurrë nevojë për mbështetjen e çdo shqiptari në betejën e tyre epike.
Në betejën e tyre të pamposhtur”, deklaroi Berisha.
Më të Lexuarat

LAJME
"O hale e qelbur"/ Ish-zv.ministri i Ramës debat me Taulant Ballën në FB: Vemje, ti nuk ekzistoje fare

LAJME
Rruhet me dy policë, si me qenë kriminel i rrezikshëm - Klevi Metaj rrëfen me pranga nga shtrati i spitalit përballjen me 6 policët

LAJME
E RËNDË/ Shqiptari gjendet i pajetë para klubit të natës në Itali! Kishte plagë në fytyrë
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
🔴 “NUK DO TA BESONI ÇFARË VENDOSI GJYKATA!”/ 5 të rinjtë e arrestuar gjatë protestës në Tiranë marrin masën e sigurisë, Këlliçi shpërthen me akuza të forta!
Gjykata ka marrë vendimin për pesë të rinjtë e ndaluar gjatë protestave të fundit në Tiranë, duke caktuar ndaj tyr...

LAJME
"O hale e qelbur"/ Ish-zv.ministri i Ramës debat me Taulant Ballën në FB: Vemje, ti nuk ekzistoje fare

LAJME
Rruhet me dy policë, si me qenë kriminel i rrezikshëm - Klevi Metaj rrëfen me pranga nga shtrati i spitalit përballjen me 6 policët

LAJME