“Nëse bie Tirana, vendi përgatitet për rotacion politik”, deklarata e bujshme nga …

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, e konsideron Tiranën si bashkinë me peshën
më të madhe në zgjedhjet lokale, duke theksuar se fitorja e opozitës në kryeqytet
do ta përgatiste vendin për rotacion politik.
I ftuar në A2CNN, Agron Duka u shpreh se partitë e opozitës duhet të lënë mënjanë përplasjet
dhe të dakordësohet për një kandidat të përbashkët për Tiranën.
Sipas tij, edhe nëse opozita humbet 45 bashkitë e tjera, fitorja në kryeqytet do të tregonte se vendi po përgatitet për një ndryshim të pushtetit në zgjedhjet politike.
“Tirana ka rëndësinë e vet. Pesha e Tiranës është shumë e madhe se sa e bashkive të tjera. Nëse në Tiranë fiton opozita, sikur t’i humbasë 45 të tjerat, atëherë do të thotë që kërkon rotacion, pra përgatiten zgjedhjet politike për rotacion. Moralisht qeveria ka rënë, kështu që në Tiranë, duhet patjetër, imperativë është që të gjendet gjuha e përbashkët për një kandidat të përbashkët. T’i lënë mënjanë të gjitha zënkat dhe të merren me momentin. Nëse nuk bëjmë kështu, e kemi shumë të vështirë ta fitojmë Tiranën”, tha Duka.
Më të Lexuarat

LAJME
Nga shiu te dëbora dhe .../ Çfarë pritet të ndodhë me motin gjatë javës që vjen

LAJME
“Kërkesat ranë në vesh të shurdhër”, Veliaj sot për konsultë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit, nesër pritet të kryhet operimi

LAJME
E fundit! Erion Veliaj në frikë për jetën? Rama ka dhënë urdhërin e fortë! Ja pse nuk mund të hy në narkozë kur të
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
“Nëse bie Tirana, vendi përgatitet për rotacion politik”, deklarata e bujshme nga …
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, e konsideron Tiranën si bashkinë me peshën më të madhe në zgjedhjet l...

LAJME
Nga shiu te dëbora dhe .../ Çfarë pritet të ndodhë me motin gjatë javës që vjen

LAJME
“Kërkesat ranë në vesh të shurdhër”, Veliaj sot për konsultë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit, nesër pritet të kryhet operimi

LAJME