Ndodh çudia! Arbitri zëvendësohet pas 45 minutash lojë në Champions League…ishte i dehur, ja çfarë u bëri lojtarëve

Skena të pazakonta në Champions League të Azisë, arbitri zëvendësohet mes
akuzave për konsumim alkooli
Një episod i pazakontë ka shoqëruar përballjen mes Al Jazira dhe skuadrës
iraniane Gol Gohar, e vlefshme për AFC Champions League Two.
Arbitri sirian Hanna Hattab u zëvendësua gjatë pushimit mes dy pjesëve nga gjyqtari i katërt,
Ammar Abu Alou, pasi shfaqi shenja të dukshme konfuzioni gjatë drejtimit të takimit.
Situata kulmoi në minutën e 32-të, kur pas një ndërhyrjeje të parregullt në mesfushë ndaj Ali Asghar Ashouri, gjyqtari ndëshkoi me karton të verdhë portierin e Al Jazira, Ersin Destanoglu, i cili nuk kishte asnjë lidhje me aksionin.
Vendimi i pashpjegueshëm shkaktoi konfuzion mes futbollistëve dhe solli ndërprerjen e lojës për disa minuta, përpara se kartoni i verdhë të anulohej.
Tensionet vijuan edhe gjatë pushimit të ndeshjes, kur përfaqësuesit e klubit iranian u përballën me asistentët e arbitrit, duke kërcënuar se skuadra nuk do të rikthehej në fushë nëse Hattab vazhdonte të drejtonte takimin.
Ata pretenduan se gjyqtari nuk ishte në gjendje normale dhe hodhën akuza se e kishin parë duke konsumuar alkool përpara fillimit të ndeshjes.
Pas këtyre zhvillimeve, drejtimi i takimit iu besua arbitrit të katërt, ndërsa pretendimet për konsumimin e alkoolit mbeten të pakonfirmuara.
Më të Lexuarat

LAJME
“Cili është Puçi që planifikoi ti bënte Ramës”, Fevziu e pyet 'A ka vjedhur vota PS'? Spiropali jep përgjigjen që çudit shqiptarët

LAJME
Zaloshnja në Top Channel zbulon sondazhin që "tremb" Edi Ramën, nëse zgjedhjet mbahen sot, ja kush e FITON Tiranën

LAJME
“Viti 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë. Për ta arritur këtë, sipas meje, duhen tri gjëra” deklaroi Marta Kos.
Lajme
Shiko kategorinë →
LAJME
Ndodh çudia! Arbitri zëvendësohet pas 45 minutash lojë në Champions League…ishte i dehur, ja çfarë u bëri lojtarëve
Skena të pazakonta në Champions League të Azisë, arbitri zëvendësohet mes akuzave për konsumim alkooli Një episod i paz...