Nderron jete avokati Saimir Vishaj

Nga Class• 3 November 2026

Nderron jete avokati Saimir Vishaj

Avokati i njohur Saimir Vishaj është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare.

Prej ditës së dielë, ai ndodhej i shtruar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore,

pasi dyshohet se ishte rrëzuar nga shkallët.

Kjo ishte hera e dytë që Vishaj përballej me një betejë të vështirë për jetën,

por këtë herë nuk arriti t’ia dalë.

Në gusht të vitit 2025, avokati kishte bërë publike se kishte kaluar një sëmundje të rëndë, për shkak të së cilës kishte qëndruar për një periudhë në gjendje kome dhe i intubuar.

Lajmi në përditësim…