Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy automjete, 6 persona të lënduar
Nga Class•
3 November 2026

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Pogradec-Lin,
pranë fshatit Piskupat, ku janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur gjashtë persona,
tre në secilin prej automjeteve të përfshira në aksident.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur Policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Hetimet për ngjarjen vijojnë.



