Nderron jete artisti i njohur ne vendin tone
Nga Class•
14 November 2026

65-vjeçari Paulin Filopati, i cili humbi jetën pas një aksidenti automobilistik
në aksin Thumanë–Fushë-Krujë, ishte një emër i njohur i artit dhe traditës folklorike mirditore.
Filopati ishte pjesë e Grupit të Burrave të Ansamblit Mirdita “Mjeshtër i Madh”,
si dhe artist i Grupit Kthella. Ai ishte gjithashtu njëri prej tre vëllezërve Filopati,
së bashku me Gjovalinin dhe Pashkun, të njohur për kontributin e tyre në muzikën dhe traditën popullore.
Ndarja e tij nga jeta ka lënë pas dhimbje te familjarët, miqtë dhe komuniteti artistik, ku ai kontribuoi ndër vite në ruajtjen dhe promovimin e folklorit mirditor.



